Marcelo Brozovic, afër Real Madridit

Marcelo Brozovic, afër Real Madridit

Rikthimi i Jose Mourinhos tek Real Madridi po e ndryshon me shpejtësi historinë gjatë kësaj merkatoje vere. 

Flitet se Marcelo Brozovic në pak kohë do të veshë bluzën e ‘’ Los Blancos ‘’, i cili e ka finalizuar eksperiencën me Al-Nassr. 

Kroati do të firmosë për një sezon, deri në qershorin e 2027-tës. Me 33 vite mbi supe mesfushori vijon të shkëlqejë në fushën e blertë, i cili evidentoi cilësitë edhe në Arabinë Saudite, kampionat gjithsesi shumë larg atyre në kontinentin e vjetër në aspektin cilësor por në atë ekonomik vijon të bëjë diferencën. 

Në të shkuarën Marcelo Brozovic ishte referent tek Interi dhe natyrisht që La Liga do të jetë një tjetër sfidë interesante, tek të ashtuquajturit ‘’ Los Merengues ‘’. 

Duhet theksuar se flitet për një lojtar të konsoliduar tashmë, edhe tek kombëtarja ‘’ Trikolor ‘’, ish nënkampion i botës në 2018-tën. 

Referencat e ‘’ The Special One ‘’ për fantazistin nga Zagrebi janë shumë të mira, i cili do të ketë një përgjegjësi të madhe dhe natyrisht do të konsiderohet i privilegjuar nëse do të kalojë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy