
Eros Grezda, i cili ishte pa kontratë prej disa javësh, do të vazhdojë karrierën në Hungari. Sulmuesi i Kombëtares, është rikthyer te skuadra e Zalaegerszeg, pjesë e të cilëve ishte në sezonin 2021-2022.
27-vjeçari transferohet si lojtar i lirë, pas aventurës së fundit me skuadrën turke të Manisa.
Grezda është zyrtarizuar nga vetë klubi hungarez këtë të hënë dhe ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë.



