Ballkani do të përballet me skuadrën e Ludogorets në turin e parë të Champions League. Kampionët e Kosovës, tashmë kanë mësuar edhe stadiumin ku do e luajnë ndeshjen. Nëpërmjet një postimi të publikuar në rrjetet sociale, Ballkani bën të ditur se ndeshja do të luhet më 11 korrik, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Çështja e stadiumit ishte kthyer në një problem për Ballkanin, pasi deri ditën e sotme nuk e dinin se ku do të luanin, teksa këtë shqetësim e ndanë me ndjekësit ditën e djeshme në rrjetet sociale. Tashmë kane dalë në shitje edhe biletat për sfidën Ballkani-Ludogorets.



