Portieri Manuel Neuer, ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja e Gjermanisë. Vendimi është zyrtarizuar nga vetë lojtari 38-vjeçar.
Neuer do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist, por vetëm në klube, teksa është pjesë e Bayern Munich.
Pas Kroos dhe Gundogan, Gjermania humb një tjetër lojtar të rëndësishëm, që ka bërë historinë me kombëtaren e “pancerave”.
Neuer ishte pjesë e Gjermanisë nga viti 2009, ndërsa numëron plot 124 ndeshje të zhvilluara.



