Real Madridi përgatit largimet

Real Madridi përgatit largimet

 Puna e shkëlqyer e drejtuesve të Real Madridit pritet të vijohet me të njëjtin intensitet edhe gjatë merkatos së verës , periudhë gjatë të cilës  Carlo Ancelotti kërkon të bëjë disa ndryshime rrënjësore. 

Italiani i ka piketuar nxënësit që nuk do të jenë më pjesë e ‘’ Galaktikëve ‘’ , trainer i cili me rikthimin në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ befasoi duke fituar La Ligan dhe është një hap larg historisë në Champions League , aty ku i pret Liverpooli në një finale madhështore.

Nëse i referohemi transferimeve  , spanjollët janë refuzuar edhe këtë herë nga Kylian Mbappe , ëndërra në sirtar e Florentino Perezit dhe do ti duhet ti bëjnë llogaritë për të tjerë lojtarë gjatë merkatos . 

Por megjithatë janë katër të tillë që nuk e kanë lënë të kënaqur ishi-n e Milanit pavarësisht se skuadra e tyre ka befasuar duke kaluar çdo barrierë dhe evidentuar edhe njëherë se e meriton të jetë një ndër më të mirat e botës. 

Lista kryesohet nga Gareth Bale i cili e finalizon kontratën në qershor dhe me shumë gjasa nuk do të vijojë të jetë pjesë e madrilenëve në të ardhmen . Pas tij është Isco Alarcon . Kontrata e spanjollit është në prag të përfundimit dhe Real Betisi ka shfaqur interes për ta transferuar në ‘’ Benito Villamarin ‘’.

 ‘’ Los Verdiblancos ‘’ janë afër pjesëmarrjes përsëri në Europë dhe për mesfushorin do të ishte një sfidë shumë interesante sepse andaluzët konsiderohen një ekip tejet kompetitiv dhe mund të befasojë në të ardhmen.

 As Luka Jovic nuk i mungon kësaj liste sepse është lënë krejtësisht në harresë nga numri një i stolit dhe serbi e ka konfirmuar dëshirën për tu rikthyer në Bundesligë , kampionat të cilin e ka shumë përzemër për arsye të eksperiencës me Eintracht Frankfurtin , ekip që do të masë forcat në një finale të paparashikuar në Europa League me skocezët e Rangersit. 

As Jesus Vallejo nuk do ti shpëtojë  vendimit të Carlo Ancelottit i cili me rikthimin e Victor Chust tek ‘’ Los Blancos ‘’ nuk do të ketë shumë hapësira dhe zgjidhja më e mirë natyrisht mbetet largimi nga kryeqytetasit dhe të transferohet tek një ekip që i garanton aktivizimin qendërmbrojtësit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy