
Mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami mund të largohet nga Empoli, skuadër ku luan prej dy sezonesh.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se e ardhmja e fantazistit, pritet të jetë te skuadra tjetër italiane, Fiorentina.
Këta të fundit kanë rikthyer interesimin për futbollistin, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Italiano.
Mediat italiane, bëjnë të ditur se drejtuesit e Fiorentinës po përgatisin një ofertë, për të bindur Empolin ta lërë të lirë 23-vjeçarin. Bajrami vlerësohet 10 milionë euro dhe Empoli nuk pranon asnjë ofertë poshtë kësaj shume.



