Interi, këmbëngul për Marco Palestran

Interi, këmbëngul për Marco Palestran

Huazimi i Marco Palestras tek Cagliari në sezonin e kaluar e ka ndihmuar për ti ngjitur me shpejtësi shkallët në karrierë.

 

Kartoni i mbrojtësit është në pronësi të Atalantës, për të cilin drejtuesit e Interit kanë shfaqur interes.

 

Largimi i Denzel Dumfries për në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ i ka detyruar italianët për të vepruar me shpejtësi dhe njëkohësisht të evitojnë çdo kundrakohë gjatë merkatos së verës. 

 

Sipas Nicolo Schiras marrëveshja mund të arrihet për 50 milionë euro, një shifër e konsiderueshme. 

 

Ish kampionët e Champions Leagues kanë menduar ti ofrojnë një kontratë deri në qershorin e 2031-shit, e shoqëruar me 3 milionë euro në sezon. 

 

Vetëm një sezon i ka mjaftuar Marco Palestras për të treguar se sa vlen dhe një kalim në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të konsiderohej ndër hapat më të suksesshëm në karrierë. 

 

Tek Interi do të ketë shansin për të luftuar për tituj, edhe pse në këtë aspekt tek ‘’ La Dea ‘’ nuk mbeti në prapavijë duke qenë se fitoi Europa Leaguen. 

 

37 sfida dhe 1 gol janë statistikat e sezonit të kaluar, shoqëruar me një lojë tejet bindëse.

 

 Edhe pse bergamaskët do të humbasin një pilar të mbrojtjes sigurisht drejtuesit e kanë treguar në çdo sezon se mund të zhvillojnë një merkato shumë cilësore. 

 

Mbetet për tu parë se si do të jetë reagimi i italianit duke qenë se një interes i tillë nuk të vjen shumë herë gjatë karrierës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy