
Mosarritja e një akordi për rinovimin e kontratës , e largon edhe më shumë Sergi Roberton nga ‘’ Camp Nou ‘’.
Kjo histori do ta ketë ditën finale në 30 qershor dhe deri atëherë Barcelona do të ketë mundësinë për të penguar largimin e spanjollit .
Një deklaratë e Toni Juanmartit për të famshmen ‘ Sport ‘ i ka turbulluar ujërat sepse ka theksuar se Los Angeles Galaxy ka trokitur në derën e 30 vjeçarit për ta bindur që ti zhvillojë vitet e mbetura në Major League Soccer , kampionat që ka ndryshuar totalisht , sidomos në 10 vjeçarin e fundit pasi ka evoluar me një shpejtësi marramendëse dhe ka rezultuar një destinacion për shumë lojtarë të njohur.
Spekullimet e kohëve të fundit e kanë afruar edhe Sergi Busquets dhe Gerard Pique me Amerikën duke demostruar se ky kampionat po ia ‘’ vjedh ‘’ yjet Europës dhe Sergi Roberto mund të ketë të njëjtin fat si shumë të tjerë që mahnitën kontinentin e vjetër në të kaluarën .
Ky sezon bëhet i 12-ti në Katalunjë por vijimit të eksperiencës i është vënë një pikpyetje e madhe sepse Amerika mbetet një tundim për metrat e fundit të karrierës dhe anësori nga Tarragona mund ti thotë ‘’ po ‘’ kësaj sfide .
12 gola dhe 37 asiste në 316 sfida janë përmbledhja e një eksperience të gjatë tek ‘’ Los Cules ‘’ por në futboll gjërat mund të ndryshojnë papritur sepse projektet ambicioze në të shumtat e rasteve ndikojnë në vendimarrjen e shumë lojtarëve .



