
Përforcimi i skuadrës së Manchester United do të jetë një prioritet për drejtuesit gjatë merkatos së verës.
Erik Ten Hag ka filluar të planifikojë goditjet pas përfundimit të sezonit, me objektivin e rikthimit të anglezëve aty ku e meritojnë.
Pas shumë emrave, edhe ai i Kvicha Kvaratskhelias është bërë pjesë e planeve të ‘’ The Red Devilsave ‘’, të cilët kanë rrëshkitur në vitet e fundit.
Gjeorgjiani e ndihmoi Napolin për ta fituar përsëri Serinë A pas 33 vitesh, i cili prej shumë kohësh pretendohet nga ekipet me emër.
23 vjeçari falë rendimentit të shkëlqyer e ka rritur ndjeshëm vlerën e kartonit, një lajm shumë i mirë për ‘’ Il Partenopei ‘’ dhe sidomos presidentin Aurelio De Laurentis.
Numri një i bardhekaltërve synon të përfitojë në maksimum me shitjen e Kvicha Kvaratskhelias dhe natyrisht do ti mbetet në dorë drejtuesve të 20 herë kampionëve të Premier Leagues për ta pranuar kërkesën e 74 vjeçarit.
Gjatë eksperiencës prej dy vitesh tek napoletanët, ishi i Dinamo Tbilisit është shëndërruar në një ndër mesfushorët më të mirë në botë, i cili në sezonin aktual vijon të lërë gjurmë dhe numëron 8 gola dhe 5 asiste në 34 sfida me fituesit në fuqi të Serisë A.



