
Arritja e një suksesi historik siç është fitimi i Primera Division pritet të shoqërohet me ndërhyrje dinjitoze në merkato . Atletico vijon me punën e planifikimit të komponentëve që duhet të ketë në dispozicion për të mos e humbur terrenin e fituar dhe sipas As objektivi i rradhës është Gonzalo Villar. Mesfushori 23 vjeçar ka spikatur tek Roma , skuadër në të cilën me sakrificat e bëra i ka ngjitur një e nga një shkallët e suksesit .
Tek ‘’ Verdhekuqtë ‘’ ishi i Valencias e mbylli sezonin me 47 ndeshje duke konfirmuar rëndësinë brenda 11- shes të cilën e reflektoi edhe në Europianin e 21 vjeçarëve me ‘’ La Furia Rojan ‘’. Rikthimi i Lucas Torreiras tek Arsenal dhe fakti se e ardhmja e Saul Niguez është gjithmonë e më larg ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ e ka detyruar Atleticon të fokusohet tek kjo pistë.
Kalimi nga modestët e Elches tek Roma në merkaton dimërore të 2020-tës është konsideruar i qëlluar në shenjë nga italianët sepse i ka ofruar terrenin e përshtatshëm për të shpalosur potecialin .
Tek kryeqytetasit Gonzalo Villar tregoi menjëherë nivelin , fakt që shkaktoi ngritjen e vlerës se kartonit e cila aktualisht kap 15 milionë eurot. Drejtuesit e Romës janë shprehur të gatshëm të negociojnë me ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe do të kërkojnë 15- 18 milionë euro për ta larguar nga ‘’ Olimpico ‘’.
Kjo shifër mund të përballohet shumë mirë nga xhepat e presidentit Enrique Cerezo i cili në kuptimin e mirë të fjalës është i detyruar t’ia plotësojë dëshirat Diego Simeones për arsye se ka arritur një objektiv i cili ëndërrohej prej kohësh nga Atletico Madridi .



