Serie A/ Inter nuk di të ndalet! Fiton Lazio, “ngec” Roma (VIDEO)

Serie A/ Inter nuk di të ndalet! Fiton Lazio, “ngec” Roma (VIDEO)

U luajtën ditën e sotme 5 ndeshjet në Serie A, të cilat janë edhe të fundit për këtë vit. Interi vazhdon me serinë e fitoreve, teksa ditën e sotme mposhtën minimalisht Torinon.

Goli i Dumfries në minutën e 30-të, i dha fitoren zikaltërve, që vazhdojnë të shkëputen në krye të renditjes me 46 pikë, 7 pikë më shumë se ndjekësit e Milanit dhe Napolit.

Fitore ka korrur edhe Lazio që mposhti në transfertë Venezian, me rezultatin 1-3. Ndërkohë Roma është ndalur në barazim nga Sampdoria.

Në barazim 1-1 u mbyll edhe sfida mes Veronës e Fiorentinës, ndërsa Bologna mposhti 0-3 Sassuolon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy