
Në këtë merkato verore e cila sigurisht deri më tani ka rezultuar tejet e rëndësishme për çdo ekip, pjesë e saj do të jenë edhe shkëmbimet.
Në Itali Juventusi dhe Roma kanë filluar tratativat për ta arritur një marrëveshje, pjesë e të cilës janë Stephan El Shaarawy dhe Filip Kostic.
Serbi mund të transferohet në ‘’ Olimpico ‘’, ndërsa ishi i Milanit ndoshta do të bëhet pjesë e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’, një ekip i cili bëri ligjin në të shkuarën në Itali.

Mesfushori zhvilloi një sezon shumë të mirë me torinezët, i cili u aktivizua në 33 sfida dhe ‘’ Verdhekuqtë ‘’ e shikojnë një alternative cilësorë edhe për prapavijën, duke qenë se shquhet për adaptimin në disa pozicione.
Ndërsa italiani zhvilloi sezonin e katërt në ‘’ Olimpico ‘’, të shoqëruar me 46 takime, 3 gola dhe 8 asiste, shumë i rëndësishëm tek kryeqytetasit.
Stephan El Shaarawy spikat për shpejtësinë dhe efikasitetin në triblime, dy cilësi me anë të cilave i ka shkaktuar probleme rivalëve.
Për më tepër eksperienca në Serinë A është një plus për këtë lojtar, pa anashakuar as Filip Kostic prezenca e të cilit mund ti japë shumë avantazhe Romës, sidomos në ofensivë.
Nëse do të realizohet do të konsiderohej një shkëmbim shumë interesant, tek dy ekipe me mjaft traditë, jo vetëm në Itali.



