Është mbyllur pa gola pjesa e parë në derbin mes Tiranës dhe Partizanit, sfidë kjo e vlefshme për javën e 33-të në Abissnet Superiore.
Ndonëse rastet i kishin të dyja ekipet, asnjëra prej tyre nuk ia doli ta dërgonte në rrjetë. Tirana iu afrua dy herë golit me Berishën, por ky i fundit gjuajti jashtë në të dyja rastet.
Ndërkohë rastet te Partizani i kishte me Da Silvën dhe Mba, por Bekaj iu mohoi golin me pritjet e tij.



