U largua nga Manchester United, De Gea mund të rikthehet në La Liga

U largua nga Manchester United, De Gea mund të rikthehet në La Liga

Portieri David De Gea, u largua nga Manchester United, pjesë e të cilëve ishte prej 12 sezonesh. Tashmë lojtari është pa kontratë dhe po shikon për një aventurë të re. Gjasat janë të mëdha, që De Gea të rikthehet në La Liga, në Spanjë. Sipas raportimeve të fundit, në gjurmët e portierit është vënë Sevilla. Andaluzianët mund të humbasin shërbimet e Yassine Bounou pasi për këtë të fundit ka interes nga Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain. De Gea shihet si zëvendësuesi ideal për portierin maroken. Portieri spanjoll ka oferta edhe nga Arabia Saudite, por dëshiron të qëndrojë në Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy