
Egnatia ka bërë Një lëvizje të rëndësishme në merkato. Klubi rrogozhinas, ka zyrtarizuar këtë të enjte, afrimin e mesfushorit Sebastian Spahiu.
23-vjeçari vjen nga Laçi, aty ku spikati me paraqitjet e tij të shkëlqyera. Egnatia bën të ditur, se Spahiu ka firmosur kontratën për dy sezonet e arshshme.
POSTIMI I KLUBIT:
Egnatia njofton se ka nënshkruar kontratë me mesfushorin me tipare sulmuese Sebastjan Spahiu.
23-vjeçari vjen tek Egnatia pas një aventure pozitive me fanellën e Laçit në Superligë.
Spahiu do të jetë pjesë e Egnatias për dy sezone.



