
Transferimi në ‘’ Stamford Bridge ‘’ në merkaton e 2020-tës krijoi përshtypjen se Kai Havertz do të ishte një sukses absolut i drejtuesve të Chelseat .
Por me kalimin e kohës gjermani nuk ka arritur rezultatet e pritura dhe si duket tashmë është mbushur kupa.
Londinezët janë të vendosur ti japin dritën jeshile largimit të ishi-t të Bayer Leverkusenit në merkaton e verës , për të cilin sipas raportimeve të spanjolles ‘ As ‘ Bayern Muncheni ka filluar ofensivën për ta transferuar në mitikun ‘’ Allianz Arena ‘’.
Kryeqytetasit pretendojnë 60 milionë euro për largimin e 23 vjeçarit dhe si duket bavarezët nuk e kanë problem këtë shifër , cilësitë e të cilit traineri Julian Nagelsmann i njeh shumë mirë .
Për më tepër për talentin e kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ do të ishte një rikthim në shtëpi pas eksperiencës me Bayer Leverkusen , i cili me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ numëron 120 ndeshje , 29 gola dhe 15 asiste .
Largimi i Robert Lewandowskit natyrisht ka lënë një boshllëk shumë të madh në sulmin e rekordmenëve të Bundesligës , të cilët do të tentojnë t’ia rikthejnë buzëqeshjen gjatë merkatos së verës.



