
Në përfundimin e këtij sezoni anësori Diego Carlos do të mbushë 3 vite në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ të cilat kanë diktuar një progres shumë të shpejtë të brazilianit i cili ka fituar disa pretendentë gjatë rrugës .
Në merkaton e kaluar Newcastle United insistoi deri në ditën e fundit për ta transferuar në ‘’ St James Park ‘’ por bardhezinjtë nuk iu përgjigjën kërkesës së Sevillas për 28 vjeçarin .
Por historia ka ndryshuar vetëm duke iu referuar emrave të skuadrave sepse Manchester City dhe Liverpool po e vlerësojnë seriozisht Diego Carlosin dhe ky transferim mund të ketë nga pas një shifër të majme për arsye se është një ndër më të mirët e La Ligas.
Rendimenti tij i ka dhënë të drejtë ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të cilët duhet të ndihen krenarë sepse vlera e kartonit të ishi-t të Nantes është katërfishuar dhe njëkohësisht reflekton edhe ndikimin e Julen Lopeteguit në avancimin e këtij lojtari.
Bashkë me Jules Kounde , Diego Carlosi ka formuar një dyshe të vështirë për tu thyer në prapavijën e spanjollëve por edhe për francezin prej shumë kohësh vijojnë të interesohen kryesisht Real Madridi dhe Chelsea dhe Sevilla është përpara një situate të ndërlikuar sepse janë dy pilarë të domosdoshëm për të ardhmen .
Tentativa e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe ‘’ Bluve të Londrës ‘’ i shkon direkt si mesazh drejtorit sportiv Monchi i cili duhet të jetë i përgatitur për çdo zhvillim në merkaton e verës dhe pse jo mos të mendojë për një zëvëndësues sepse me këto klube vështirë që Sevilla të rezistojë edhe për shumë kohë .
Diego Carlos është një ndër nxënësit më shembullorë të Julen Lopeteguit prej vitesh Sevilla nuk kishte përjetuar një situatë të tillë. Rivaliteti midis rezistencës së Sevillas dhe këmbnguljes së gjigandëve të Europës parashikohet shumë i ashpër por me shumë gjasa fituesi do të deklarohet gjatë merkatos së verës .



