
Emocione dhe spektakël në javën e 32 të kategorisë Superiore.
Fitorja e çmendur dhe e dyshimtë e Skënderbeut ditën e sotme në Korçë ndaj Vllaznisë 4-3 ka rihapur fort kampionatin shqiptar.
Ndeshja që pati 3 penallti dhe që u vendos në minutën e fundit ka ngjallur debat.
Ndërkohë, me fitoren e Laçit dhe me disfatën e Tiranës 2-0 në Vlorë, ekipi kryeqytetas rrezikon të bjerë nga kategoria.
Ai gjendet me pikë të barabarta me Laçin në zonën e ftohtë, por është i avantazhuar nga golavarazhi.
Partizani dhe Kukësi udhëheqin në krye me pikë të barabarta, ndërsa Skënderbeu është vetëm 1 pikë pas tyre.




