Chelsea, interesohet për Omorodion

Chelsea, interesohet për Omorodion

Huazimi nga Atletico Madridi tek Deportivo Alaves i ka shërbyer sulmuesit Samu Omorodion për të treguar cilësitë.

Sulmuesi u aktivizua në sezonin e kaluar me ‘’ Los Babazorros ‘’, i cili në 34 sfida, të shoqëruara me 8 gola dhe 1 asist evidentoi se mbetet shumë i rëndësishëm në metrat e fundit.

Menjëherë Chelsea ka nisur ofensivën për golashënuesin e lindur në Melilla të Spanjës, shumë premtues për vijimësinë.

Sipas gazetarit të specializuar në merkato Nicolo Schira, pronari i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ Todd Boehly po mendon ti ofrojë një kontratë deri në 2031-shin duke filluar nga 2 milionë euro pagë vjetore, e cila mund të rritet në mënyrë progresive deri në 6 milionë euro.

 

Drupal Ad

 

 

 

Traineri Enzo Maresca beson në aftësitë e Samu Omorodion dhe në këtë histori ‘’ Los Colchoneros ‘’ mund të dalin të fituar .

Duke iu referuar progresit tashmë kartoni i tij vlerësohet me 40 milionë euro, një shifër e konsiderueshme, e cila tregon mbi të gjitha aftësitë e drejtuesve të spanjollëve për ti zhvilluar talentët.

Adaptimi në disa skema loje ia rrit ndjeshëm vlerat dhe i mundëson gjithashtu përforcimin e arkave Atletico Madridit, gjithmonë nëse do të arrihet marrëveshja ndërmjet palëve.

Premier League vijon të jetë një ndër ligat më kompetitive në botë, sigurisht dëshirë e shumë lojtarëve edhe për aspektin ekonomik dhe për rastin në fjalë, drejtuesit e ish fituesve të Champions Leagues shpresojnë të qëllojnë në shenjë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy