E ardhme skeptike për Lewandovski

E ardhme skeptike për Lewandovski

 Ashtu siç është përfolur edhe disa kohë më përpara  zërat  për të ardhmen e Robert Lewandovkit vazhdojnë të rendin pa ndalim .  Agjenti  i polakut Pini Zahavi është i gatshëm ta largojë nga ‘’ Allianz Arena ‘’  për ti dhënë shansin e ndryshimit të destinacionit  .  Fakti i të qënit  ndër golashënuesit më të shquar  të aktualitetit i krijon guximin  skuadrave me emër për ta transferuar  edhe pse mban 32 vite mbi supe.  Arsyeja e  fillimit të kësaj historie është se  marrëdhëniet me drejtuesit bavarezë janë zbehur  sidomos pas largimit të Hansi Flick . 

Portali i famshëm gjerman ‘’ Bild ‘’ e pozicionon golashënuesin  ndër kandidatët  kryesorë për tu larguar nga Mynihu gjatë  verës dhe çmimi i vënë nga kampionët e  Bundësligës është rreth 60 milionë euro . Në të kaluarën u përfol disa herë për një largim  në  Amerikë sepse  konsiderohet si toka e premtuar e lojtarëve që janë drejt mbylljes së ciklit  dhe interes për të asokohe shfaqën  Los Angeles Galaxy  dhe Los Angeles Fc , pistë që ndoshta  do të marrë rëndësinë e duhur në vijimësi .  

Edhe pse siç dihet botërisht  se kapitali i tyre nuk është në lartësinë e pretendimeve të yjeve   duhet pritur merkatoja e verës për të patur një panoramë më të qartë.  37 golat e shënuar dhe 8 asistet në 43 ndeshje me Bayernin e përkufizojnë si një  vrasës serial  dhe arritjet e deritanishme ia mundësojnë përsëritjen e suksesit .  Me këto statistika sulmuesi nga Varshava  mund të quhet me meritë vdekjeprurës  dhe besohet se skuadrat e njohura nuk do ta largojnë për asnjë çast fokusin nga evolucioni i magjishëm i bërë prej tij  .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy