Reali drejt rinovimit me Kross

Reali drejt rinovimit me Kross

Prej shumë vitesh , transferimi i Toni Kross është konsideruar një ndër më të suksesshmit në historinë e Real Madridit .  31 vjeçari kaloi nga Mynihu në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për vetëm 25 milionë euro në verën e 2014- tës dhe që asokohe arriti të sigurojë një vend titullari  tek ‘’ Galaktikët ‘’. 

Gjermanit i mbeten edhe dy vite kontratë me kryeqytetasit  por drejtuesit e tyre kanë kërkuar ta zgjasin edhe për një tjetër sezon dhe kështu të mund ti varë këpucët ne gozhdë tek Real Madridi .

Kontributi disa vjeçar i mesfushorit nuk do të lihet me kaq dhe  ka marrë një lloj shpërblimi paraprak nga presidenti Florentino Perez i cili ka deklaruar se kërkon që Toni Kross të jetë pjesë e madrilenëve në momentin e tërheqjes nga futbolli në një tjetër rol dhe të vijojë rrugëtimin me gjigandët e Spanjës .  

Bashkë me Casemiron dhe Luka Modric ishi i Bayer Leverkusen ka formuar një trident për tu patur zili që ka  lumturuar pa fund tifozerinë e kësaj skuadre dhe me 334 ndeshje , 25 gola dhe 82 asiste  gjatë 8 viteve tek Real Madridi konsiderohet një emblemë që do të mbahet mend gjatë për  performancat dhe dhënien e 100 % në çdo ndeshje .

Prezenca e ish kampionit të botës me ‘’ Panzerat ‘’ ka ndryshuar totalisht funksionimin e mesfushës sepse shquhet si  një lojtar që siguron ekuilibër dhe freksi pa harruar kreativitetin dhe aspetin fizik  që kanë prodhuar rezultatet e arrira të cilat s’kishin si mos të shpërbleheshin nga Florentino Perez i cili e ka treguar ndër vite se është i gatshëm të bëjë çdo çmenduri në funksion të sukseseve të skuadrës së zemrës .

Në sezonin aktual Toni Kross nuk ka të ndalur me nivelin e lartë dhe e ka bërë krenar Carlo Ancelottin në  14 ndeshjet e para të shoqëruara  me 3 gola dhe 2 asiste dhe konsiderohet një ndihmë e madhe për këtë Real Madrid që kërkon rikapjen e majave .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy