
Zinedin Zidane po përgatit rikthimin në pankinë. Francezi nuk drejton një skuadër pas largimit nga Real Madrid, por duket se shumë shpejt do e shikojmë në stol.
Këtë e ka bërë të ditur vetë 50-vjeçari, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se shumë shpejt do të drejtojë një skuadër.
Kur do të më shihni të trajnoj? Shumë shpejt! Nuk është larg dita.
Prej kohësh Zidan përflitet si kandidat për të marrë drejtimin e Francës dhe kjo mund të ndodhë pas Botërorit të Katarit, ku “gjelat” do të drejtohen nga Deschamps.



