Demi: Trajneri më bind. Jemi për titull, është e rëndë fanella e Partizanit

Demi: Trajneri më bind. Jemi për titull, është e rëndë fanella e Partizanit

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për ecurinë e skuadrës dhe fitoren në derbi.

Triumfi ndaj Tiranës, sipas Demit nuk është vendimtar, ndërsa shtoi se duhet shumë punë deri në fund për të marrë titullin kampion.

Derbi është një pjesë e lojës, është kënaqësia më e madhe për tifozerinë. Është një ndeshje e bukur për tu vlerësuar. Me gjithë ato gabime të vogla të tifozëve, përsëri shkoi shumë mirë. Fati ishte në krahun tonë. Nuk është derbi vendimtar. Ne ishim 4 pikë parë dhe dolëm 6 pikë mbrapa.

Më duket një kampionat shumë i vështirë. Nuk ka skuadra të dobëta. Do jetë i luftuar deri në fund. Jemi minimalisht katër skuadra për kreun, por nuk mund të përjashtohet edhe Teuta. Ekipin e kemi. Duhen ndoshta pak anë psikologjike. Do punojmë deri në fund për të mbrojtur vendin e parë, duhet pak fat.

Demi tha se trajneri Colella e bind dhe referuar deklaratës se skuadra nuk është për kampion, u shpreh se e ka bërë për të hequr presionin nga lojtarët.

Të jem korrekt, trajneri më bind shumë. Skuadrën e pëlqej, sepse vetë i kemi marrë lojtarët. Ndoshta nuk e kuptojnë se çfarë fanellë kanë veshur. Është e rëndë fanella e Partizanit. Duan edhe pak kohë ndoshta, sepse është ekip i ri.

Oshilacionet e skuadrës nuk po i kuptoj. Bëjnë ndeshje të shkëlqyera ndonjëherë, siç ishte ajo me 10 lojtarë ndaj Erzenit. Nuk di çfarë të them. Mendoj ndonjë ngërç psikologjik. Besoj se ekipi e ka marrë veten dhe të vazhdojmë si në derbi.

Trajneri ka episodet e veta në çdo konferencë. Tha nuk jemi për kampion, për t’ia hequr presionin lojtarëve. Është mirë apo keq, do e gjykojmë në një kohë të dytë. Partizani që në fillim luan për kampion. Mendoj se tani do i kemi mundësitë më të mira për titullin. Trajneri po punon mirë, ka besimin tim të plotë. Jemi një skuadër e mirë dhe në ndihmesë për trajnerin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy