Shpërthen Di Biagio: Penalltia dhe kartoni i kuq nuk ishin, të na thonë nëse i bezdis Dinamo

Shpërthen Di Biagio: Penalltia dhe kartoni i kuq nuk ishin, të na thonë nëse i bezdis Dinamo

Trajneri i Dinamo City, Luigi Di Biagio foli për MCN TV, pas ndeshjes, ku skuadra e tij fitoi minimalisht ndaj Laçit.

Di Biagio, shfaqi pakënaqësi për gjykimin për këtë sezon, duke përmendur rastet. Sipas tij, në sfidën e sotme, penalltia, që u anulua për pozicion jashtë loje dhe kartoni i kuq nuk ishin.

Ishte një ndeshje e vuajtur për shumë motive. Jam i lumtur sepse skuadra dha gjithçka dhe kjo na bën të jemi krenarë.

Sot jemi futur me një 11-she më ndryshe, sepse duhet të jemi me kompaktë. Në pjesën e parë ia dolëm, sepse bëmë shumë mirë. Në pjesën e dytë më pak, kjo edhe për shkak të kartonit të kuq. Në çdo 5 minuta ndodhte diçka. U detyrova të ndryshoja rolet lojtarëve. Mora përgjigje shumë të mira, për ndryshimet që bëra.

Dua t’i përgëzoj çunat për këtë ndeshje që bëmë sot. Shpresojmë të jetë fillimi i diçkaje të madhe.

Goodiaby ka bërë një ndeshje të madhe, sepse ka lëvizur në të gjithë fushë. Gjithë skuadra ka dhënë maksimumin sot. Igli Tare është miku im dhe më sjell gjithmonë fat.

Bëmë një pjesë të parë shumë të mirë, por morëm edhe një penallti inekzistente, që për fat të mirë ishte pozicion jashtë loje. Unë asnjëherë nuk kam folur për arbitrat gjatë këtyre ndeshjeve. Këto penallti ndryshojnë ndeshjen. Kam pretendime edhe për kartonin e kuq, për mendimin tim nuk ishte.

Me Tiranën u akorduan 2 penallti, që nuk ishim të bindur. Edhe me Skënderbeun nisi aksioni me prekje me dorë dhe erdhi goli. Sot është hera e parë që flas për arbitrat, pasi është e disata herë që ndëshkohemi. Nëse Dinamo jep bezdi, mjafton të na thonë.

Kemi fituar ndeshje që nuk i meritonim, por kishte edhe ndeshje që kemi humbur pa meritë. Sot jam i inatosur, sepse nuk mund të jepet një penallti e tillë. I gëzohemi kësaj ndeshje për fitoren dhe ekipi do shkojë para.  

Ne shikojmë çdo ditë stërvitjet. Unë jam përgjegjësi në të mirë dhe në të keq.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy