
Perla e Palmeiras Endrick Felipe është shëndërruar në një ndër temat kryesore të merkatos së ardhshme .
Hyrja në garë e Barcelones , Paris St Germain dhe Chelseas , ekip i cili sipas ‘’ Standart Sport ‘’ konsiderohet favorit për të firmosur me 16 vjeçarin , e bën edhe më interesante sfidën për një ndër talentët e të ardhmes .
Ngjarjet e përditshme në lidhje me këtë lojtar sigurisht e qartësojnë edhe më shumë vijimësinë , e cila parashikohet se do të jetë në kontinentin e vjetër.
Në muajt pasardhës besohet se kjo histori do të qartësohet por ‘’ Blutë e Londrës ‘’ janë të vendosur të luftojnë deri në momentin e fundit për të dalë të fituar për Endrick Felipen.
Jo vetëm për brazilianin por edhe për Palmeirasin konsiderohet një shans që s’duhet humbur për tu fuqizuar në aspektin ekonomik sepse interesi i klubeve me emër , i cili natyrisht vjen në rritje , konsiderohet i pashmangshëm.
Gjithsesi, kjo garë mbetet shumë emocionuese dhe nuk mund të evitohen surprizat në çdo moment sepse bëhet fjalë për një referent të padiskutueshëm të Palmeirasit dhe kombëtares së ‘’ Seleçaos ‘’ në të ardhmen.



