Manchester City, gati superoferta për Bruno Guimaraes

Manchester City, gati superoferta për Bruno Guimaraes

Duke qenë se merkatoja e verës është shumë afër, tek Manchester City po bëhen me detaje llogaritë për arsye se kjo periudhë do të jetë determinante për vijimësinë.

Anglezët nuk mundën të avancojnë në Champions League dhe gjithashtu janë katër pikë larg Arsenalit në Premier League, kur kanë mbetur edhe gjashtë sfida për tu zhvilluar.

Gjithsesi, të besuarit e Pep Guardiolas kanë shanse për ta mbyllur me trofe sezonin, të cilët presin Manchester United në finalen e Fa Cup.

Mesfusha nuk e ka bindur aq sa duhet ish trainerin e Barcelonës, i cili është i fiksuar me Bruno Guimaraes.

Sheiku i ‘’ Qytetarëve ‘’ Al Mubarak ka bërë gati çekun prej 115 milionë eurosh për brazilianin, lajm i bërë me dije nga ‘ The Telegraph ‘.

Kontrata e 26 vjeçarit me Newcastlen përfundon në 2028-tën, për të cilin Manchester City do të masë forcat me Arsenalin.

Edhe Real Madridi në të kaluarën shfaqi interes për fantazistin nga Rio De Janeiro, një referent në skemat e Eddie Howes.

Mbetja në prapavijë e bardhezinjve parashikohet se do t’ia hapë dyert e largimit nga ‘’ St James Park ‘’ disa lojtarëve, pavarësisht se drejtuesit e Newcastle United do të mundohen të vënë barrierat përkatëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy