Dy penallti dhe karton i kuq, Napoli rikthehet te fitorja

Dy penallti dhe karton i kuq, Napoli rikthehet te fitorja

Napoli është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mposhti 0-2 në transfertë Sampdorian. Të kaltrit kanë hedhur pas krahëve humbjen me Interin dhe vazhdojnë rrugën, drejt objektivit titull.

Ndeshja nisi vrullshëm nga Napoli, që kishte mundësinë të kalonte në avantazh në minutën e 6-të, por Politano humbi penalltinë. Gjithsesi avantazhi nuk vonoi dhe në minutën e 19-të, ishte Osimhen, që gjeti rrugën e rrjetës.

Gjithçka u bë më e lehtë për skuadrën e Spallettit në minutën e 39-të, kur vendasit mbetën me 10 lojtarë, pasi Rincon u ndëshkua me të kuq.

Në minutën e 82-të, Napoli fitoi një tjetër penallti, e cila u shndërrua në gol këtë herë nga Elmas. Fitore e rëndësishme për Napolin, që mban vendin e parë me 44 pikë, 7 më shumë se ndjekësit e Juventusit dhe 8 më shumë se Milani, me kuqezinjtë që në mbrëmje përballen me Romën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy