
Sezoni pozitiv i Nico Paz në rradhët e Comos i ka lënë të impresionuar drejtuesit e Real Madridit.
Mesfushori ka ditur të shfrytëzojë çdo mundësi që i ka dhënë traineri Cesc Fabregas dhe ka kontribuar në performancat e italianëve.
‘’ Galaktikët ‘’ do të nisin së shpejti ofensivën për ta rikthyer në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ 20 vjeçarin, i cili e ka rritur nivelin e lojës në çdo sfidë, edhe pse tek një ekip mesatar në Itali.

Mirëpo statistikat konsiderohen premtuese, konkretisht 6 gola dhe 9 asiste në 35 sfida, të shoqëruara me një lojë bindëse.
Të pretendohesh nga kryeqytetasit është një privilegj pasi çdo lojtar ëndërron që një ditë të jetë pjesë e tyre dhe në këtë rast Nico Pazit do ti duhet ta analizojë me kujdes këtë interes.
Duhet kujtuar se në të shkuarën e afërt përfaqësoi ekipin e parë gjatë një sezoni, edhe pse u aktivizua vetëm në 8 sfida dhe shënoi 1 gol.



