Vora shpallet kampione në Kategorinë e Dytë, Iliria shkatërron me 10 gola Bulqizën

Vora shpallet kampione në Kategorinë e Dytë, Iliria shkatërron me 10 gola Bulqizën

Vora është zyrtarisht kampione në Kategorinë e Dytë, për Grupin A. Fitorja 2-0 ndaj Murlanit, e shpalli kampione skuadrën bardheblu.

Pas një sezoni fantastik, të dominuar nga fillimi deri në fund, skuadra e drejtuar nga Artan Mërgjyshi, ia doli të sigurojë ngjitjen në Kategorinë e Parë.

Objektivi i rikthimit një kategori më sipër, u kompletua edhe me fitimin e titullit kampion.

Sa i përket ndeshjeve të tjera në Grupin A, Iliria mposhti 10-3 Bulqizën, Gramshi triumfoi 4-1 ndaj Adës, Naftëtari fitoi 2-0 ndaj Shënkollit, ndërsa Valbona kaloi pa vështirësi Sopotin, me rezultatin 4-0.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy