
Vllaznia ka barazuar në ndeshjen e parë ndaj rumunëve të Universitatea Craiova me
rezultatin 1-1. Shkodranët humbasin mundësinë për fitore në shtëpi, ndërsa kualifikimi do të vendoset në Rumani.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave, por Craiova ka avantazh, pasi luan në shtëpi.
Përsa i përket sfidës së sotme, miqtë kaluan të parë në avantazh, duke shënuar me penallti në fundin e pjesës së parë.
Në të dytën, Vllaznia u hodh në sulm dhe gjeti menjëherë golin me Ardit Hoxhajn në minutën e 49, me sulmuesin që kishte hyrë nga stoli. Pas kësaj, të dyja skuadrat kishin raste shënimi, por nuk ia dolën dot ta dërgojnë topin në rrjetë.



