
Manchester United do të kërkojë të përsërisë në merkato formulën që praktikoi për të firmosur me Bruno Fernandes . Pas një viti e gjysmë ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë kthyer përsëri në ‘’ Jose Alvalade ‘’ sepse kanë gjetur një tjetër element shumë interesant. Flitet per Pedro Goncalves i cili ka shpërthyer gjatë këtij sezoni me Sporting Lisbonën . Përveç këtij aspekti 22 vjeçari konsiderohet si një ndër yjet e ligës Nos . Me ‘’ Luanët ‘’ portugezi ka lënë mbresa në fushën e lojës dhe ka kontribuar mjaftueshëm në fitimin e titullit .
Shifra 60 milionë euro e publikuar nga Record përballohet shumë mirë nga anglezët por problemi qëndron tek refuzimi mundshëm i Sportingut të Lisbonës. Një hap inteligjent që kanë ndërmarrë drejtuesit përkatës është rritja e vlerës së prishjes së kontratës me 20 milionë me qëllimin për ti prishur punë Manchester United . Në linja të përgjithshme kjo vlerë është domethënëse për një klub si Sportingu i Lisbonës edhe pse njihet për famën në Portugali por nuk do ti prishte aspak punë britanikëve sepse është një ndër klubet më të fuqishëm ekonomkisht .
Mesfushori me tipare sulmuese njihet për rrezikun që paraqet për portat kundërshtare sepse e ka konfirmuar me 23 gola në 37 ndeshje duke e justifikuar besimin e trainerit Ruben Amorim . Kjo eksperiencë i ka krijuar më shumë vetëbesim Pedro Goncalves dhe do ti duhet të analizojë këtë ofertë e cila është maja e një karriere të suksesshme .



