Atletico dhe Barcelona në luftë për Christensen

Atletico dhe Barcelona në luftë për Christensen

Rivaliteti i ashpër ndërmjet Atleticos dhe Barcelonës po demostrohet edhe në merkato , periudhë në të cilën ‘’ Los Colchoneros ‘’ dhe ‘’ Blaugranët ‘’ do të tentojnë të  firmosin me mbrojtësin e Chelseat Andreas Christensen .  

Danezi e përfundon kontratën në ‘’ Stamford Bridge ‘’ në 30 qershorin vijues dhe sipas zërave të fundit nuk ka dhënë sinjale pozitive për Thomas Tuchel dhe do të kërkojë ndryshimin e destinacionit.

 Në rastin konkret dy gjigandët e Spanjës pavarësisht se ndodhen në situata të ndryshme, objektivat vijojnë të njëjtët dhe 26 vjeçari është një alternativë shumë cilësorë për prapavijën .

Por sipas raportimeve të spanjolles  ‘ As ‘ edhe Bayern Munchen do provojë veten në këtë operacion të ndërlikuar që sigurisht mund të prodhojë shumë avantazhe në të ardhmen sepse Andreas Christensen mbetet një lojtar tejet i vlerësuar dhe për më tepër eksperienca me ‘’ Blute e Londrës ‘’ i ka dhënë privilegjin të jetë fitues i Champions Leagues .

Me këto arritje çdo skuadër me emër tenton elementë të tillë sepse kryefjala në çdo sezon është akumulimi i trofeve dhe sidomos ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do të kenë një detyrë të vështirë deri në fundin e sezonit për mbrojtjen e titullit , fakt që e demostron aktualiteti në La Liga . 

Megjithatë mungesa e një vendimi definitiv ja shton shpresat londinezëve se do të arrijnë akordin e pritur me ishin e Borussia Monchengladbahut dhe kështu të evitojnë fuqizimin e Atleticos ose Barcelonës me një lojtar determinant.

Tani më tepër se kurrë Thomas Tuchel dhe presidenti Roman Abramovich duhet të vënë çdo mekanizëm në dispozicion për të siguruar blindimin e peshave të rënda , pa të cilët anglezët s’do të kishin arritur në këtë stad .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy