Vinicius drejt rinovimit me Real Madridin

Vinicius drejt rinovimit me Real Madridin

Sezoni aktual është shëndërruar në një sukses absolut për Vinicius Junior i cili me mbështetjen e Karim Benzemas në majën e sulmit po i jep shumë kënaqësi Real Madridit .

Braziliani e ka hedhur shumë shpejt pas krahëve të kaluarën që e vuri në qendër të kritikave dhe tanimë ka fituar besimin e Carlo Ancelottit duke e shtruar rrugën drejt rinovimit .

‘’ Galaktikët ‘’ e konsiderojnë të domosdoshme prezencën e 21 vjeçarit  i cili sipas Fabrizio Romanos po negocion për rinovimin deri në 2027-tën , tepër të merituar për kontributin tek madrilenët. 

Sigurisht ky hap i rëndësishëm për të ardhmen do të shoqërohet  edhe me një rritje rroge . 

Ishi i Flamengos nuk i trembet aspak transferimeve  të mundshme në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ të Erling Haaland dhe Kylian Mbappes sepse besimi në vetvete ia ka mbajtur gjithmonë hapur rrugën drejt suksesit .

Me kontratën e re , Vinicius Junior do t’ia mbyllte përfundimisht derën  Paris St Germain apo Manchester United , skuadra që ëndërronin se mund t’ia rrëmbenin ‘’ Los Blancos ‘’, për të cilët do të konsiderohej një autogol fuqizimi i rivalëve të mundshëm në Champions League .  

Vinicius Junior sapo e ka nisur rrugën drejt suksesit dhe mbështetja e fuqishme dhe njëkohësisht privilegji i të përfaqësuarit të ngjyrave të Real Madridit i ka shërbyer si motiv për të arritur objektivat .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy