Liverpool  pëlqen Pedro Gonçalves

Liverpool pëlqen Pedro Gonçalves

 Rruga e Liverpoolit drejt rindërtimit po vijon me hapat e duhur në kohët e fundit . ‘’ The Redsat ‘’ kanë mbi shpinë një histori të gjatë suksesi të cilën do të kërkojnë ta përsërisin në një të ardhme të afërt për të mos qëndruar larg protagonistëve .

Jurgen Klopp si një teknik shumë kërkues dhe inteligjent po bën çdo llogari për të mos dalë huq në merkato e cila do të jetë burimi i suksesit për anglezët .

Gjermani është ndalur tek Sportingu Lisbonës sepse mesfushori  Pedro Gonçalves e ka magjepsur me nivelin e treguar  dhe sipas ‘’ The Sun ‘’ ka shprehur dëshirën për ta transferuar në  ‘’ Anfield Road ‘’.

 Për 23 vjeçarin  ‘’ Los Verdiblancos ‘’  kërkojnë me tepër se 80 milionë euro, shifër e konsiderueshme por arkat e anglezëve mund ta përballojnë sepse është një element me  shumë vlera që mund ti japë tjetër ngjyrë mesfushës së Liverpoolit.

Pavarësisht se kjo shifër  mund të duket paksa e kripur, ish kampionët e  Premier Leagues mund ta paguajnë me këste për talentin luzitan i cili e meriton plotësisht këtë interes  .

 Ishi i Wolves dhe Famalicaos ka ngjashmëri me Diego Jotan në mënyrën e të luajturit por ndryshimi i vetëm ndërmjet tyre është se Pedro Gonçalves aktivizohet në krahun e djathtë .  Karakteristikat e tij janë ideale për lojën që zhvillon Liverpooli  ku spikasin nuahtja për golin dhe presioni konstant mbi kundershtarët , elementë që i kanë krijuar shansin për të shënuar 4 gola në 10 sfida  në sezonin aktual .

 Kjo mundësi mund të rezultojë ideale edhe për arkat e Sportingut të Lisbonës për ta vënë në dispozicion të transferimeve në ‘’ Jose Alvalade ‘’ me qëllimin e mbrojtjes së kampionatit të fituar me shumë djersë sezonin e kaluar .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy