
Lewis Hamilton triumfon sërish. Ai ka fituar çmimin e madh të Formula 1 në Singapor, pas një gare prej kampionësh.
Vendin e dytë e zuri Max Verstappen i Red Bullit, ndërsa të tretin Sebastian Vettel.
Në të katërtin u rendit Valtteri Bottas, ndërsa në të pestin Kimi Raikkonen dhe më pas Daniel Ricciardo.
Hamilton qëndron kështu në krye të klasifikimit me 281 pikë. Së bashku me “Mercedes”-in e tij, ai i afrohet edhe një hap më shumë titullit botëror.
I dyti pas tij renditet Sebastian Vettel me 241 pikë, ndërsa mbeten edhe 6 gara deri në fund të Botërorit.



