
Bayern Munich, u mposht në shtëpi nga Werder Brfemen, me rezultatin 0-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Bundesligë.
Pavarësisht dominimit, bavarezët nuk ia dolën të shënojnë dot, diçka që e bënë mësë miri miqtë.
Në minutën e 59-të, ishte Weiser, që shënoi golin e parë të sfidës dhe të vetmin, duke i dhënë ekipit të tij 3 pikët.
Humbja zhgënjyese për Bayern Munich, që mbetet në vendin e dytë në renditje me 41 pikë, 7 më pak se Leverkusen kryesuese, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.



