Sezoni i shkëlqyer i Antoine Griezmann me Atletico Madridin i ka vënë në lëvizje ekipet e elitës për të siguruar shërbimet e francezit gjatë verës.
Manchester United, Inter dhe Paris St Germain do të masin forcat gjatë kësaj periudhe dhe drejtuesit e spanjollëve e konsiderojnë një rast ideal për të përforcuar sadopak arkat me largimin e golashënuesit nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
16 gola dhe 19 asiste në 48 sfida i kanë dhënë avantazhe ofensivës së ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe pretendentët në këtë rast do të tentojnë të përfitojnë nga klauzola e prishjes së kontratës me kryeqytetasit e cila arrin vlerën e 25 milionë eurove.
Edhe Xavi Hernandez po e mendon rikthimin e 32 vjeçarit në ‘’ Camp Nou ‘’ edhe pse gjatë eksperiencës së parë tek Barcelona , ishi i Real Sociedadit la për të deshiruar, për të cilin u investuan 120 milionë euro në merkaton verore të 2019-tës.
Situata delikate në aspektin ekonomik , i detyron ‘’ Los Colchoneros ‘’ ta marrin këtë vendim por gjithsesi duhet theksuar se do të jetë një sfidë e luftuar deri në fund , për një ndër nxënësit më të mirë të Diego Simeones .
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.