
Florian Marku është nderuar me titullin qytetar nderi i Lushnjës. Vendimi është marrë një vit më parë, ndërsa kampionit të boksit i është dhënë këtë të premte në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e shtëpisë së Kongresit të Lushnjës.
Në këtë ceremoni kanë mbajtur fjalimet e tyre kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, drejtuesi politik i PS-së qarku Fier, Taulant Balla. Ata e cilësuan Markun ai simbol i vlerave të njerëzve që janë të vendosur e punojnë për të arritur majat.



