
Orët e fundit Chelsea ka fituar një supersfidë me Real Madridin për portierin e Chicago Fire , Gabriel Slonina .
18 vjeçari prej kohësh pretendohej nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ por në fund kanë buzëqeshur anglezët për amerikanin .
Lajmi është raportuar nga Fabrizio Romano dhe në lidhje me këtë operacion , gjigandët e Premier Leagues kanë shpenzuar një shifër simbolike prej 10 milionë eurosh.
Transferimi kaq shpejt në kontinentin e vjetër , tek një ekip elite sigurisht flet për kualitetin e Gabriel Sloninas i cili aktualisht konsiderohet një ndër portierët më premtues në qarkullim.
Kalimi i gardianit në ‘’ Stamford Bridge ‘’ bëhet i pari për Chelsean në këtë merkato verore por puna vijon intensive në lidhje me përmirësimin e pozicioneve që nuk e kanë bindur Thomas Tuchelin në sezonin e shkuar.
Largimi i konfirmuar i Kepa Arrizabalagas për arsye të humbjes së rivalitetit me Edouard Mendy i përshpejtoi aksionet e kryeqytetasve për të blinduar kuadratin e bardhë dhe për Gabriel Sloninan do të jetë një eksperiencë që do të demostrojë kualitetin në një ndër ekipet më të famshëm dhe i jep shansin për të provuar Champions Leaguen , turne që ëndërrohet nga çdo lojtar.



