Atletico Madridi, ofertë për  Fulkurg

Atletico Madridi, ofertë për Fulkurg

Niclas Fulkurg përveç sezonit shumë të mirë në rradhët e Borussia Dortmunidit, sigurisht u përfaqësua denjësisht edhe në Europian me Gjemaninë.

15 gola në 43 sfida konsiderohen statistika shpresëdhënëse dhe menjëherë traineri i Atletico Madridit Diego Simeone i ka kërkuar drejtuesve transferimin e tij në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.

Sulmuesi ishte përcaktues në ecurinë e ‘’ Verdhezinjve ‘’ të cilët mbërriten deri në finalen e Champions Leagues, fatkeqësisht të humbur kundër Real Madridit.

Përballë interesit të ‘’ Los Colchoneros ‘’, gjermanët pretendojnë 30 milionë euro, shifër e konsiderueshme, e justifikuar plotësisht nga rendimenti i 31 vjeçarit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Presidenti Enrique Cerezo ka përgatitur një ofertë prej 20 milionë eurosh plus 5 të tjera bonuse për Niclas Fulkurg, i cili premton për të ardhmen.

Një kalim në Primera Division, tek një ekip elite edhe në Champions League thekson avancimin e ishi-t të Werder Bremen me ekipin nga Ruhr, rival i sikletshëm në të gjitha kompeticionet.

Dëshira për tu përmirësuar vazhdimisht është objektivi parësor i ‘’ El Cholos ‘’ i cili për hir të së vërtetës e ka ndryshuar historinë e ‘’ Los Colchoneros ‘’ duke i shëndërruar në një ekip të frikshëm për çdo kundërshtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy