Josa: Vetëm një ndryshim ndaj Partizanit, nuk kam përplasje me asnjë lojtar

Josa: Vetëm një ndryshim ndaj Partizanit, nuk kam përplasje me asnjë lojtar

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, ka folur para mediave, në prag të sfidës, që skuadra e tij do të luajë me Partizanin këtë të premte.

Josa deklaroi se nga ndeshja e fundit, Vllaznia do të bëjë vetëm një ndryshim, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë përplasje me ndonjë lojtar.

Në fillimin e vitit duhet të përballemi me Partizanin, skuadrën kryesuese të kampionatit. Duke marrë parasysh pjesën e parë, personalisht më intereson të flas për skuadrën time ku jemi në pozita të njëjta, jo në krahasim me kundërshtarin por me atë gjendje që kemi mbaruar kampionatin. E vetmja gjë që do ndryshoj është rikuperimi i Shehit i cili me shumë mundësi do të jetë në lojë nesër dhe pjesa tjetër e skuadrës do të jetë e njëjta.

Luajmë me një rival që ka treguar ngritje gjatë pjesës së fundit të kampionatit. Jemi në një pozicion të mesëm dhe na interesojnë pikët, është një ndeshje që të dy ekipet do të dëshirojnë ta fitojnë. Gjatë periudhës së fundit jemi stërvitur në fushë pothuajse të njëjtë me atë të Partizanit, është një gjë e re dhe do shkojmë të luajmë dhe të ambientohemi.

Jemi në një periudhë lëvizjesh lojtarësh, nuk dua të flas për lojtarë të veçantë, kam biseduar me klubin, Heriç është kontingjenti i klubit. Lojtarët e Vllaznisë më kanë dhënë besim, por duhet të rikuperon ashtu si Latifi i cili është stërvitur, por ka ndjerë dhimbje. Kemi punuar që të sjellim lojtarët të rinj, por varet nga marrëveshja që arrihet mes klubit dhe atyre.

Nuk mund t’iu them për emra konkretë, sepse janë bërë disa diskutime por kanë dalë jashtë parashikimeve tona dhe nuk mund të zbuloj emrat e futbollistëve. Unë kam bërë propozime dhe klubi diskutime, nuk ia vlen të diskutohet kur nuk ka asgjë konkrete. Unë skam përplasje me asnjë lojtar, nëse bën punën ashtu siç dua unë bujrum le të luajë, nëse jo, unë nuk mund të spekuloj në kurriz të skuadrës sepse është e gjitha që luan dhe jo një individ.

Skemi luajtur mirë me Egnatian, më Kastriotin humbëm. Unë kam vërejtjet e mia për lojtarët, por duke pasur parasysh analizat e dy ndeshjeve, jam sjellë komplet ndryshe me ata. Dhe këta ma treguan kundër Teutës. Ata kishin probleme të mëdha dhe ato nuk zhduken vetëm sepse fituam.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy