Silvinjo e la jashtë Europianit, Cikalleshi njofton tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare

Silvinjo e la jashtë Europianit, Cikalleshi njofton tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare

Sulmuesi Sokol Cikalleshi, ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja shqiptare. Vendimi i 33-vjeçarit, vjen një ditë pasi u la lashtë listës së Europianit nga trajneri Silvinjo.

Cikalleshi ishte titullar i padiskutueshëm në kualifikueset, por nuk u preferua për Euro 2024.

Lojtari u aktivizua në 58 ndeshje me Shqipërinë, ku arriti të shënojë 13 gola.

Drupal Ad

 

 

 

 

POSTIMI I CIKALLESHIT:

Fundi i një rrugëtimi!

Rrugëtimet jane të bukura, me uljet e ngritjet e veta. Gjatë rrugëtimeve nëse gjërat i ke bërë siç duhet, fundi është i lumtur, paçka se, jo gjithmonë e zgjedhim vetë mënyrën.

Ka qenë një krenari dhe emocion i papërshkueshëm përfaqësimi i fanellës së ekipit kombëtar të futbollit. Bartja e emocioneve të një kombi mbi shpinë, është sa privilegj, aq edhe një përgjegjësi, cila më ka bërë të përunjur dhe mirënjohës ndaj çdokujt që besoi, ndaj çdokujt që më dha kurajo për të vazhduar, e padyshim, në mënyrë të veçantë ndaj çdokujt që brohoriti për mua.

Ashtu siç, çdo fillim e ka një fund, edhe rrugëtimit tim me ekipin kombëtar të futbollit i erdhi fundi!

Ndihem i lumtur për çka bëra gjatë këtij rrugëtimi, ku dhashë pakursimin më të vogel pikën e fundit të djersës dhe shpirtin për të bërë më të mirën e mundshme.

Falenderoj Zotin për gjithëçka më ka dhënë në jetë, familjen për mbështetjen, tifozet Kuq e Zi që meritojne shumë më shumë sesa ne kemi dhënë në fushën e blertë.

Lutem Zotit që shokët që do vijojnë rrugëtimin në Euro2024 të kenë sukses dhe të bëjnë një paraqitje dinjitoze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy