Creg Clarke, presidenti i Federatës Angleze të Futbollit, është tërhequr pas komeneteve fyese me bazë racore të dhënë për disa futbollistë me ngjyrë. Jo vetëm kaq, por Clarke ka përdorur edhe terma fyes për futbollistët me tërheqje seksuale të të njëjtit seks.
Këto komente Creg Clarke i bëri gjatë një lidhje online me një komision parlamentar. Më tej ai e ka pranuar gabimin dhe nuk është mjaftuar me kaq, pasi ka dhënë dorëheqjen nga posti të cilin e mbante që prej vitit 2016.
Tashmë FA do të jetë përkohësisht në dorën e Peter Mçormick dhe do të fillojnë procedurat për përzgjedhjen e Presidentit të ri.
Creg Clarke vitin e kaluar kishte qenë edhe në Shqipëri ku inspektoi punimet në stadiumin ‘Air Albania’ pasi njihet si një mik i presidentit të FSHF-së Armand Duka. Madje ai habiti jo pak gazetarët duke deklaruar se Anglia duhet të marrë shembull nga ndërtimi i infrastrukturës në Shqipëri.



