Partizani nuk ndalet, merr edhe talentin vlonjat

Partizani nuk ndalet, merr edhe talentin vlonjat

Partizani duket se nuk ka ndërmend të ndalet në merkato, teksa së fundmi ka bërë edhe afrimin e fundit. Arinaldo Rrapaj është lojtari më i ri i të kuqve. Ndonëse “demat e kuq” ende nuk e kanë zyrtarizuar mesfushorin, ka qenë ky i fundit që nëpërmjet rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është lojtari më i ri i Partizanit.

Talenti vlonjat ka qenë një dëshirë e vetë trajnerit Ilir Daja, i cili e kërkoi edhe në verën e kaluar, por për shkak të merkatos së bllokuar, nuk ia doli dot ta kishte nën urdhrat e tij.

19-vjeçari është bashkuar ditën e sotme me skuadrën e kuqe, e cila vazhdon përgatitjet në Ohër. Rrapaj bëhet afrimi i katërt në pak ditë te Partizani, pasi më parë janë zyrtarizuar Herald Marku, Emiljano Musta dhe Dajan Shehi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy