Parisi insiston për Pogba

Parisi insiston për Pogba

E ardhmja e  mesfushorit Paul Pogba është shëndërruar në një ndër fokuset kryesore të ekipeve me emër .  Bëhet fjalë për Paris St Germain , skuadër e cila kërkon rikthimin tek suksesi , sidomos në Uefa Champions League . Krerët e klubit  dhe gjithashtu traineri Mauricio Pochettino e kanë të qartë se për fitimin e këtij turneu duhet një investim shumë i madh dhe pas firmosjes me Sergio Ramos  , Achraf Hakimin , Gianluigi Donnarumman  dhe Georginio Wijnaldum janë duke insistuar për  Paul Pogban .  Manchester United akoma nuk e ka arritur objektivin e firmosjes me francezit pavarësisht se sipas  ‘’ Daily Mirror ‘’ ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ po mundohen ta bindin 28 vjeçarin por situata e deritanishme ka provokuar  interesin e  ‘’ Les Pariziens ‘’ për kampionin në fuqi të botës .

Ishi i Juventusit ndodhet në mëdyshje për të ardhmen  dhe Paris St Germain me fuqinë ekonomike  dhe urinë për sukses që e karakterizon kërkon transferimin e ‘’ Pogboom “ në ‘’ Parque De Prince ‘’ , aty ku do ta priste një ekip yjesh që aspiron për të shtuar trofetë në vitrinë .

Humbja e titullit në sezonin e kaluar nga kryeqytetasit ishte një mesazh për drejtuesit se kompromisi i tyre në merkato duhet të jetë absolut  dhe deri më tani me lojtarët e transferuar Paris St Germain e ka menaxhuar situatën siç duhet   pavarësisht se rasti konkret ka një vështirësi specifike për tu konkretizuar sepse është një ndër yjet e 20 herë kampionëve të Premier Leagues   por potenciali ekonomik i Nasser Al Khelaifit gjeneron një lloj   shprese  për francezët për të realizuar  objektivin ‘’ galaktik ‘’ të rradhës .

42 ndeshje , 6 gola dhe 6 asiste  në një sezon ku Manchester United ishte fare afër fitimit të Europa Leagues  kanë  shkaktuar interesin e nënkampionëve  të Ligue 1  që do të kërkojnë thyerjen e  akullit në Uefa Champions League , trofe për të cilin nuk mendojnë të dorëzohen në asnjë moment  .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy