
Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin, për Sergio Ramosin në kohët e fundit janë interesuar disa skuadra. Spanjolli natyrisht është drejt përfundimit të karrierës por pretendentët ende besojnë tek aftësitë e tij. Flamengo konsiderohet një kandidat potencial për firmosjen me qendërmbrojtësin 37 vjeçar, aty ku aktivizohet edhe Arturo Vidal. Kampionët në fuqi të Kupës Libertadores kanë formuar një ekip tejet kompetitiv dhe drejtuesit e tyre janë të bindur se me Sergio Ramosin reparti defensiv do të jetë më rezultativ. Edhe Boca Juniors prej kohësh po tenton transferimin në ‘’ La Bombonera ‘’ të ish kampionit të botës dhe Europës me ‘’ La Furia Rojan ‘’. Arritja e marrëveshjes me Edinson Cavanin i ka impulsuar drejtuesit e ‘’ Los Xeneises ‘’ për të shtuar cilësinë, me ish kapitenin e Real Madridit. Prej kohësh u përfol edhe për rikthimin e mundshëm në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ por drejtori sportiv i Sevillas Victor Orta duket jo shumë i bindur. Dy pretendentët e tjerë janë Inter Miami dhe Los Angeles. Tek secili nga këto dy ekipe , Sergio Ramos do të gjente mbështetjen e lojtarëve të njohur si Gareth Bale apo Giorgio Chiellini dhe tek ai në pronësi të David Beckhamit atë të Lionel Messit , Sergio Busquets apo Jordi Albas , ndër të tjerë , komponentë të cilët e kanë shëndërruar në një rival tejet të frikshëm në Major League Soccer dhe në kompeticionet e tjera pjesëmarrëse.



