“Shqipëria U-17 bëri arritje historike”, Bulku: Rivale kemi Zvicrën, synojmë rezultat pozitiv

“Shqipëria U-17 bëri arritje historike”, Bulku: Rivale kemi Zvicrën, synojmë rezultat pozitiv

Trajneri i Shqipërisë U-17, Ervin Bulku, foli në emisionin “SportZone” në MCN TV, për ecurinë dhe të ardhmen e kombëtares kuqezi.

Kualifikimin për në Elite Round, Bulku e quan historik, ndërsa shton se do të synohet vendi i dytë për të shkuar në Europian.

Pavarësisht humbjes me Francën në ndeshjen e parë, Shqipëria sipas Bulkut, e ka luftën me Zvicrën për vendin e dytë, ndërsa më pas vjen edhe Letonia.

Megjithatë edhe me Shqipëria U-17, kemi bërë një arritje historike. Jemi kualifikuar në Elite Round. Jemi në 32 ekipet më të mira të Europës. Kemi humbur një betejë, por kemi edhe dy ndeshje të tjera, të cilat i kemi si finale. Jemi të fokusuar te ndeshja me Zvicrën, me të cilët mendojmë se do rivalizojmë, sepse Franca shkon si e para.

Zvicra është një skuadër shumë e fortë. Në të kaluarën janë shpallur kampionë bote. Ka lojtarë nga e gjithë bota në skuadër. Është një ndeshje shumë e vështirë, duke ditur se Zvicra është një skuadër me histori në këto kompeticione. Ne nuk dorëzohemi dhe do të synojmë një rezultat pozitiv.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy