
Sidrit Guri me shumë mundësi do të vazhdojë karrierën te kampionët e Kosovë, Ballkani. Sipas asaj që raporton FrontOnline, Ballkani ka arritur marrëveshjen me sulmuesin dhe në orët e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi.
Futbollisti 28-vjeçar është lojtar i lirë, teksa pak kohë më parë, mbylli marrëveshjen me skuadrën e Shkëndijës së Tetovës.
Në edicionin që lamë pas, në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Guri u paraqit në 24 ndeshje duke shënuar dhjetë gola e duke dhuruar tri asistime.
Më parë, Guri ka luajtur në Belgjikë te Oostende si dhe në Shqipëri te Kukësi, Korabi, Vllaznia, Kastrioti dhe Besa e Kavajës.



