Përgatitjet për Moldavinë, Sylvinho me grup të plotë

Përgatitjet për Moldavinë, Sylvinho me grup të plotë

Kombëtarja shqiptare, vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kualifikueset e Europianit, ndaj Moldavisë. Këtë të hënë, janë bashkuar me grupin edhe mesfushorin Kristjan Asllani e sulmuesi Jasir Asani. Kështu trajneri Sylvinho tashmë ka grupin e plotë për herë të parë. Asllani është stërvitur normalisht me grupin, ndërsa Asani ka bërë stërvitje të diferencuar pas një udhëtimi të gjatë dhe pritet që nesër të jetë i gatshëm për të vijuar përgatitjet me grupin. Të gjitha lojtarët gëzojnë formë të mirë dhe nuk ka probleme fizike. Kombëtarja do të vijojë stërvitjet në Shtëpinë e Futbollit, ndërsa stërvitja zyrtare dhe konferenca tradicionale e trajnerit një ditë para ndeshjes do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet edhe sfida Shqipëri-Moldavi, më 17 qershor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy