Enis Bardhi është një nga emrat që po shkëlqen në kampionatin spanjoll me skuadrën e Levantes. Talenti me orgjinë shqiptare por që është pjesë e përfaqësues maqedonase ka arritur që të shkëlqejë me skuadrën e tij duke treguar një cilësi mjat të lartë.
Ai ishte në fushë dhe në ndeshjen që Maqedonia zhvilloi për eleminatoret e kampionatit botëror kundër Shqipërisë në Strumicë. Por si ka mundësi që një talent si Bardhi nuk është pjesë e kombëtares shqiptare?
Vetë ai në një intevistë të dhënë për Supersport shprehen se dëshira e tij ka qenë që të luaj për kombëtaren shqiptare, por ka hasur një indiferencë nga ana e trajnerit të asaj kohe Redi Jupit dhe FSHF-së.
“Ka pas ëndërr të luaj për Shqipërinë. Dikush më tha se duhet të vi në Shqipëri për tu provuar nga trajneri Redi Jupi. Menaxheri im që ka luajtur me të tek Dinamo e Tiranës i kërkoi një takim por pa mundur të marë përgjigje. Nuk besoj që ka shqiptar nga Shkupi që të mos luaj për Shqipërinë. Ka qënë një sjellje joprofesionale e Federatës. Unë kam qënë një viktimë.” Tha Bardhi.



